BallinaKosovë

Edhe të Shtunën ngrohtë, më pas të Dielën ndryshim drastik i motit

Dita e Premte u karakterizua kryesisht me diell dhe e ngrohtë, ku temperaturat arritën deri në 22°C. Lokalisht nuk munguan edhe erërat e fuqishme, me shpejtësi 15-65 km/h!

Kushte të ngjashme do të karakterizojnë edhe ditën e Shtunë, me diell dhe vranësira të pakta të nivelit të lartë. Krejtësisht vonë në mbrëmje, pritet gradualisht të shtrihen reshjet e shiut. Po ashtu, gjatë ditës pritet fuqizim në parametrin e erës nga kuadrati i jugperëndimit, pothujase në pjesën dërrmuese të vendit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.

Të Dielën na presin kushte të tjera meteorologjike, ku presim të depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur së pari reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat me depërtimin e ftontit të ftohtë në orët e mëngjesit, pritet edhe në disa pjesë të zonave të ulëta të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi 20-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me rreth 5°C gjatë ditës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!