Sytë nga qielli: Sonte rikthehet fenomeni “Ndriçimi i Tokës”
Ndriçimi i Tokës mund të jetë një nga pamjet më të mrekullueshme në qiell. Është një ndriçim i zbehtë që ndriçon pjesën e errët apo të pandriçuar të Hënës sepse drita e Diellit reflektohet nga sipërfaqja e Tokës dhe kthehet në Hënë.
Ndriçimi i Tokës shihet më së miri disa ditë para dhe pas Hënës së Re, menjëherë pas perëndimit të diellit ose para lindjes së diellit. Shkencëtarët që studiojnë ngrohjen globale zbuluan se ndriçimi i tokës është më intensiv në Prill dhe Maj.
Në vitin 2022, koha më e mirë për të parë Ndriçimin e Tokës është disa ditë para dhe pas Hënës së Re më 30 Prill dhe 30 Maj – kështu që sonte mbani sytë nga qielli në Gjysmëhënën e Re, afër vendit ku perëndon Dielli.
Pra, Hëna do të jetë e pozicionuar kah pjesa perëndimore, e cila do të duket kjartë pas perëndimit të Diellit. Pra, mund të presim që fenomeni të duket më kjartë nga ora 20:40. /MeteoKosova/