BallinaBotë

Stuhia solli reshje shiu të një muaji në vetëm 24 orë në Valencia të Spanjës

Qyteti spanjoll i Valencias regjistroi totalin e tij më të lartë prej 24-orësh të reshjeve për muajin Maj të Martën, sasia më e lartë e reshjeve gjatë muajit që nga viti 1871 dhe duke mposhtur rekordin e kaluar mujor të reshjeve.

Gjithsej 201.1 mm shi ranë mbi qytetin bregdetar juglindor përderisa një stuhi lëvizi drejt lindjes përgjatë gjysmës jugore të Spanjës, përmbytja që i shtoi një pranverë tashmë rekord me shi për Valencian.

Që nga 1 Marsi, rajoni ka marrë 483 mm shi.

Gjersa një pjesë e madhe e tyre erdhi nga reshjet rekord në Mars, vranësirat e stuhisë as këtë muaj nuk u ndalën.

Brenda tri ditëve të para të Majit, Valencia regjistroi 218 mm shi – mbi pesë herë më shumë se sasia mesatare mujore e reshjeve. Përmbytjet e së Martës jo vetëm që përbënte dy të tretat e totalit të muajit deri më tani, por gjithashtu mposhti rekordin e kaluar të reshjeve për të gjithë muajin kur ranë 143.2 mm në 2008.

Kjo është sasia më e lartë e reshjeve të regjistruara në Valencia për muajin Maj që nga fillimi i matjeve në vitin 1871, sipas Reuters.

Reshjet rekord të shiut përmbytën qendrën e Valencias të Martën, më 3 Maj, duke shkaktuar trazira trafiku në rrugë dhe metro.

“Nëse nuk bie asnjë pikë shiu, rekordi do të jetë ende i thyer dhe Maji 2022 do të jetë më i lagështi i regjistruar ndonjëherë për qytetin.

Goditja nga reshjet e shiut përmbyti shpejt rrugët dhe madje edhe shtëpitë në Valencia, me video të postuara në mediat sociale që shfaqin skena nga autobusët që lëviznin nëpër rrugë që ishin shndërruar në lumenj ndërsa uji hynte në automjete. Disa rrugë dhe tunele u mbyllën si përgjigje ndaj shiut.

Burime të policisë lokale i thanë organizatës evropiane të lajmeve The Local se që nga ora 20:00 e 3 Majit, ata kishin marrë 94 thirrje urgjente në lidhje me shiun. Zjarrfikësit e Konsorciumit Provincial të Valencias (CPBV) gjithashtu ndërhynë për të shpëtuar tre persona, automjeti i të cilëve ishte bllokuar nga uji në Paterna. Local raportoi se CPBV u ishte përgjigjur gjithashtu 50 thirrjeve të urgjencës në lidhje me stuhinë.

Zonat më afër bregdetit si Camins al Grau dhe Penya-roja panë disa nga sasitë më të larta të reshjeve me afro 200 mm më 3 Maj, sipas Shoqatës Meteorologjike Valenciane (AVAMET). Stacioni i motit në Camins al Grau regjistroi mbi 260 mm shi të Martën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!