BallinaKosovë

Stuhi të fuqishme në fundjavë, priten edhe vërshime lokale

Një ciklon mjaft aktiv i cili gjendet mbi Detin Mesdhe, do të lëviz drejt rajonit tonë në fundjavë, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit në rajon dhe tek ne.

Nën këto kushte, të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat lokalisht pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme, shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë mund të jenë të ashpërta.

Situata më e ndërlikuar paraqitet të Dielën, ku pritet në pjesën më të madhe të vendit të ketë të reshura, të cilat në momente të caktuara do të jenë të fuqishme, shoqëruar me erëra të fuqishme, shkarkesa të ashpërta rrufesh dhe breshër, me ç’rast priten edhe vërshime lokale. Po ashtu, do të kemi edhe depërtimin e masave të freskëta ajrore, duke sjellur edhe ulje të temperaturave, rreth 20°C.

Stuhi të fuqishme lokale priten edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!