BallinaRajon

Stuhi të fuqishme edhe në rajon, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe jo vetëm

Masat e nxehta ajrore kanë pushtuar vendin tash e sa ditë, duke sjellur temperatura mjaft të larta edhe në shtetet fqinje. Këto masa do të fillojnë të zbehen gradualisht nga dita e Mërkurë.

Në ndërkohë një masë e ftohtë dhe e fuqishme ajrore me origjinë polare, pritet të depërtojë të Premten, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në tërë Ballkanin.

LEXO EDHE: Java parashikohet mjaft dinamike, ndryshim drastik i motit në pjesën e dytë të javës

Në fakt, i gjithë ky sistemi frontal do të fillojë nga dita e Enjte në Slloveni, për të bërë rrugëtimin e tij drejt shteteve lindore, si: Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Greqi, Bullgari dhe Rumani, me ç’rast në rajon dhe tek ne do të arrijë të Premten.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe me rrebeshe shiu, breshër, shkarkesa rrufesh dhe erëra të fuqishme, sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi, e veçanërisht përgjatë vijës bregdetare. Njëkohësisht, edhe temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, më e ndjeshme në pjesën veriore, qëndrore dhe më pak në atë jugore. Reshjet do të vazhdojnë deri të Dielën, por kryesisht më të përqëndruara në zonat e ulëta dhe ato malore.

Duke vazhduar tutje, cikloni pritet të pozicionohet mbi Greqi, Maqedoni dhe Shqipëri, duke sjellur reshje të fuqishme shiu në gjithë territorin e Kosovës gjatë të Premtes dhe të Shtunës, duke rrezikuar vendin nga vërshimet. Temperaturat pësojnë ulje drastike, nën vlerat 20°C.

Nga kjo masë e fuqishme ajrore, përpos që do të ketë ndikim tek ne, do të ketë edhe në pjesën më të madhe të Evropës, madje parashihet të arrijë edhe deri në Afrikën veriore! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!