BallinaKosovë

Java parashikohet mjaft dinamike, ndryshim drastik i motit në pjesën e dytë të javës

Vendi ynë gjatë kësaj jave parashikohet të jetë mjaft dinamik, i cili do të nisë nën ndikimin e masave të nxehta me origjinë nga Afrika veriore, e më pas në pjesën e dytë të javës do të pasohet nga masa të fuqishme e të ftohta me origjinë polare.

Nën këto kushte, deri të Enjten, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, e shkarkesa të pakta rrufesh, sidomos në zonat malore, me përjashtim në ditën e Martë ose edhe të Mërkurën, ku priten rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh.

Pra, në zona të caktuara do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.

Po ashtu, nga dita e Mërkurë, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, përderisa nga dita e Premte do të pasohet nga ulje e mëtejshme e tyre dhe e theksueshme në të dyja vlerat ekstremale të ditës, konkretisht gjatë orëve të pasditës ose të mbrëmjes, ku parashihet të ketë edhe intensifikim të reshjeve.

Dita e Shtunë dhe e Dielë, do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, duke u karakterizuar me mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat të Shtunën parashihet të jenë të fuqishme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 70 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 35°C. Pra. nga dita e Premte apo të Shtunën, pritet ulje e theksueshme e temperaturave.

Për ndryshimet eventuale, ju informojmë me kohë në postimet tona të përditshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!