BallinaKosovë

Stuhi të forta dhe përmbytje, ja çfarë pritet të ndodh duke nisur nga sonte, sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi

Një ciklon i fuqishëm do të arrijë sonte gjatë natës mbi rajonin tonë, duke sjellur stuhi të fuqishme në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë.

Fillimisht nga të reshurat do të preken vendet e lartcekura, më pas do të shtrihen edhe në Kosovë, duke filluar që nga orët e mëngjesit të ditës së Premte.

Reshjet do të jenë më të pakta në Kosovë në krahasim me ato të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa zonat të cilat do të përfitojnë më së shumti nga të reshurat do të jenë ajo perëndimore dhe jugperëndimore.

Sa i përket reshjeve në rajon, më të përqëndruara do të jenë në pjesën dërrmuese të Malit të Zi, përfshirë edhe bregdetin si dhe pjesën veriore të Shqipërisë, ku priten rrebeshe shiu dhe stuhi, të shoqëruara me shkarkesa të fuqishme elektrike dhe breshër.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme në rajon, sidomos në zonat me të reshura, me maksimale prej 22-24°C, ndërsa zonat tjera do të përjetojnë temperatura të larta, mbi 30°C.

Po ashtu, reshjet do të vazhdojnë edhe të Shtunën, përderisa pritet të marrin shtrirje më shumë drejt pjesës qëndrore dhe jugore të Shqipërisë, e normalisht edhe pjesa bregdetare do të jetë e prekur.

Si pasojë e reshjeve intensive, priten edhe përmbytje, kryesisht në zonën veriore, verilindore të Shqipërisë dhe në Mal të Zi, kryesisht zona jugore, përfshirë atë bregdetare.

Edhe dita e Dielë do të karakterizohet me kthjellime dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh. Temperaturat do të pësojnë ulje lehtësisht, më e ndjeshme në Kosovë.

Edhe në Maqedoninë Veriore parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, të cilat më të intensfikuara parashihet të jenë të Shtunën dhe të Dielën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!