Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në zonën perëndimore dhe atë jugperëndimore, ku mund të ketë edhe vërshime.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C. /MeteoKosova/