Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësirash, ku pritet që në orët e para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës priten reshje të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 29°C. /MeteoKosova/