Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të depërtojë një front i ftohtë, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C. Gjatë depërtimit të ftontit të ftohtë, temperaturat maksimale do të ulen rreth vlerës 15°C. /MeteoKosova/