BallinaKosovë

Stuhi të forta dhe luhatje temperaturash, ja çfarë pritet duke nisur nga nesër

Vendi ynë gjatë kësaj fundjave u karakterizua me diell dhe vranësira e temperatura të larta, përderisa lokalisht kishte edhe stuhi të izoluara, të cilat më të përqëndruara ishin përreth zonave malore.

Nga dita e Hënë pritet të depërtojnë masa më të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në shkallë vendi.

Pra, duke filluar nga dita e Hënë dhe në ditët vijuese, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kryesisht orët e pasditës dhe mbrëmjes, do të jenë ato që do të karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Po ashtu, në momente të caktuara parashihet të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 65 km/h!

Lëvizja e këtyre stuhive gjatë këtyre ditëve do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellur edhe vërshime.

Temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, ku më e ndjeshme parashihet të jetë të Premten, rreth 20°C. Më pas të Shtunën pritet ngritje e temperaturave, përderisa reshjet do të mbesin më të izoluara. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!