BallinaKosovë

Stuhi të forta breshëri dhe temperatura rekorde karakterizuan të Martën në Kosovë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura të larta, të cilat në Gjilan regjistruan edhe vlerën më të lartë deri më tani për këtë vit, duke arritur deri në 34.1°C.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes u zhvilluan vranësirave të fuqishme, duke gjeneruar në shumë vende të Kosovës edhe shtrëngata të fuqishme, disa prej tyre edhe me breshër, ku situata më problematike u paraqit në lindje të Kosovës, konkretisht në disa fshatra të komunës së Gjilanit.

Vlerat maksimale të parametrave meteorologjik të regjistruara gjatë së Martës në Gjilan, ku në orën 13:37 u regjistrua temperatura deri në 34.1°C, duke shënuar ditën më të nxehtë deri më tani për këtë vit. Po ashtu, shpejtësia maksimale e erës ishte deri në 42 km/h, ndërsa sasia e reshjeve deri në orën 21:00 ishte 5 mm.

Të Mërkurën dhe të Enjten, parashihet mot me diell dhe vranësira, ku priten edhe rrebeshe të izoluara dhe shkarkesa të pakta rrufesh. Njëkohësisht, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Nga dita e Premte, pritet të depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje shiu në gjithë territorin e Kosovës, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë të fuqishme, përfshirë edhe ditën e Shtunë. Po ashtu, parashihet të ketë edhe shkarkesa lokale elektrike.

Më poshtë i gjeni disa nga pamjet që i kanë dërguar lexuesit në faqën tonë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!