
KUJDES! Vala përvëluese pritet të arrijë kulmin sot, ku mund të presim edhe rekorde të reja për këtë vit. Temperaturat maksimale në rang vendi pritet të luhaten prej 36 deri në 38 apo 39°C.
VINI RE! Duke filluar nga nesër, në zona të izoluara pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, ndërsa nga dita e Premte e deri në fillim të javës së ardhshme, priten kohë pas kohe rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh, duke përfshirë edhe orët e natës. /MeteoKosova/