Nga dita e Premte e deri të Martën, priten kohë pas kohe stuhi të fuqishme, duke çuar vendin lokalisht në vërshime të shpejta!
Pas ciklonit të fuqishëm i cili ka pushtuar Evropën Perëndimore, pritet të zhvendoset drejt Italisë, ndonëse më i dobësuar por prapë i fuqishëm.
Si pasojë e kësaj, gjatë ditëve vijuese priten kohë pas kohe stuhi të fuqishme, të cilat do të karakterizohen me rrebeshe, shkarkesa të ashpërta rrufesh, breshër, si dhe erëra të fuqishme në zona të caktuara.
Si rezultat nga stuhitë e fuqishme, pritet të shkaktojnë lokalisht edhe vërshime të shpejta! /MeteoKosova/