BallinaKosovë

Edhe një valë përvëluese drejt nesh. Temperatura të Mërkurën pritet të arrijë deri në 38°C në rang vendi

Edhe dita e sotme do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ku lokalisht gjatë pasditës do të marrin karakter zhvillimi dhe mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Nga dita e Martë, do të ketë rifuqizim të masave të nxehta me origjinë Afrikane, të cilat do të sjellin ngritje të ndjeshme të temperaturave, duke kulmuar të Mërkurën.

Masat e nxehta do të vazhojnë edhe të Enjten, megjithatë gjatë pasditës mund të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht përreth viseve malore.

Nga dita e Premte, pritet të depërtojnë gradualisht masa më të freskëta nga perëndimi i kontinentit, duke sjellur vranësira më të shpeshta si dhe lokalisht rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Sa i përket fundjavës, masat e freskëta do të shtrihen tutje drejt vendit tonë, me ç’rast do të ketë vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku priten kohë pas kohe rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa të fuqishme rrufesh dhe breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe do të ketë jetë e fuqishme, veçanërisht në fundjavë, me shpejtësi 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 38°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!