BallinaKosovë

Rikthehet i nxehti afrikan gjatë kësaj jave, mirëpo moti ka rezervuar edhe surpriza

Edhe pse ditët e fundit u karakterizuan me reshje dhe temperatura të ulëta, vera ende nuk ka mbaruar.

Moti gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta me origjinë nga Afrika e veriut mirëpo dhe të atyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat kohë pas kohe pritet të gjenerojnë edhe rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, sidomos të Martën, të Premten dhe në fundjavë. Gjatë këtyre kushteve, nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Po ashtu, masat e nxehta do të fuqizohen ndjeshëm nga dita e Enjte dhe të Premten, duke bërë që temperaturat maksimale të arrijnë edhe mbi 35°C në shkallë vendi, përpara se të arrijnë të reshurat të Premten.

Në fundjavë, parashihet të depërtojnë masa të freskëta ajrore, duke sjellur sërish destabilizim të motit dhe ulje të temperaturave.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 38°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!