Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 30°C. /MeteoKosova/