Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në verilindje të vendit, përreth zonave malore, mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 8-28 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 33°C. /MeteoKosova/