BallinaKosovëRajon

Rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Masat e ftohta polare që kanë përfshirë gjithë kontinentin Evropian, kanë filluar gradualisht të kenë ndikim edhe tek ne.

Përpos reshjeve lokale të shiut dhe shkarkesave të rrufeve që kanë përfshirë zona të caktuara të Kosovës, vonë në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të përzihen apo të shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara të ultësirave.

Pamje nga masat e ftohta që parashihen të Dielën mbi kontinentin Evropian, përfshirë edhe vendin tonë

Të Dielën, pas mëngjesit me reshje lokale shiu e bore, gjatë ditës parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, të cilat vonë pasdite dhe në mbrëmje, me depërtimin e frontit të ftohtë, ekzistojnë gjasa të larta që reshjet e shiut të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara, e sidomos në zonën veriore e verilindore, duke na sjellur çaste të përkohshme Dimri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!