BallinaKosovë

Reshjet e borës ndërpriten por të Martën temperaturat hyjnë në vlera negative

Ashtu edhe siç pritej, përpos zonave malore, reshjet e borës janë pa sot edhe në disa ultësira të Kosovës, kjo si pasojë e depërtimit të masave të ftohta polare. Reshje bore kishte edhe në zonat malore të Shqipërisë.

Pamje nga reshjet e borës në Podujevë: https://fb.watch/ciVLkKZroc/
Një tjetër pamje me borë në Zym të Prizrenit: https://fb.watch/ciV-N3wiYD/
Bora mbulon Rrugën e Kombit: https://fb.watch/ciW3X9GhUX/

Të reshurat përfundojnë sot, ndërsa këto masa të ftohta do të largohen gradualisht të Hënën, me ç’rast edhe temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje nga dita në ditë. Megjithatë, për shkak të motit të kthjellët në mbrëmje dhe gjatë natës, do të sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave në vlerat minimale, duke zbritur deri në -4°C në shkallë vendi në mëngjesin e së Martës, ku fatkeqësisht pritet të shkaktojë edhe dëme në bujqësi.

Gjatë ditës pritet ngritje e ndjeshme e temperaturave, për të cilat do të informoheni të Hënën me parashikimin e motit javor. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!