BallinaKosovë

Regjistrohet dita më e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 39°C, ja çfarë pritet në vazhdim

Masat e nxehta afrikane sot “dhanë” maksimumin e tyre tek ne, duke arritur vlerat maksimale prej 37 deri në 39°C. Vlerat më të larta u regjistruan në Prishtinë e Gjilan prej 38°C, ndërsa në Prizren e në Kamenicë deri në 39°C.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria regjistroi temperatura rekord prej 44.0°C në Kuçovë, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave apo duke tejkaluar vlerën paraprake prej 43.9°C në të njëjtin vend, e regjistruar më 18 Korrik, 1973.

Të Mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira me mundësi për ndonjë reshje të izoluar në orët e mëngjesit, përderisa në pjesën më të madhe të ditës pritet të ketë erëra mjaft të fuqishme me drejtim nga perëndimi dhe jugperëndimi, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 80 km/h! Si pasojë e intensitetit të vazhdueshëm të erës, parashihet të ketë edhe dëme materiale në zona të caktuara.

Gjatë depërtimit të frontit në orët e pasditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Temperaturat pësojnë ulje të lehtë gjatë ditës, ndërsa ulje e ndjeshme e tyre pritet vonë pasdite dhe në mbrëmje. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!