BallinaKosovë

Regjistrohet dita më e nxehtë në Kosovë, sa dhe si do të vazhdojë kjo situatë zbulojeni tani!

Masat e ngrohta ajrore arritën kulminacionin gjatë ditës së sotme në Kosovë, duke bërë që temperaturat në qytetin e Gjilanit të arrijnë deri në 37°C (36.5), e për shkak të lagështisë relative që ishte prej 40%, temperatura u ndje si 40 gradë Celsius. Po ashtu, këto vlera janë më të lartat deri më tani për këtë vit.

Nga dita e Premte pritet të depërtojnë lehtësisht masa më të freskëta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur vranësira të pjesshme dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Njëkohësisht pritet një ulje e lehtë e temperaturave.

Edhe dita e Shtunë do të mbetet me kushte pak a shumë të ngjashme, ndërsa nga dita e Dielë e në vazhdim pritet sërish fuqizim i temperaturave, ku gjatë javës së ardhshme mund të presim rekorde të reja! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!