BallinaBotë

“Përvëlohet” Australia, temperaturat deri në 50.7 gradë Celsius

Një qytet i largët bregdetar në Australi ka regjistruar temperaturat prej 50.7 gradë Celsius më 13 Janar, 2022.

Sipas BBC, temperatura e së enjtes në Onslow të Australisë Perëndimore, përputhet me një rekord të vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.

Kjo vjen derisa Australia Perëndimore zjarre të mëdha në pyll në muajin e kaluar.

Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin.

Byroja e Meteorologjisë konfirmoi të enjten se Onslow regjistroi temperaturat e larta gjatë pasdites.

Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5°C.

Dy qytete të tjera, Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50°C të enjten.

Luke Huntington, i Byrosë së Meteorologjisë, tha se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon ishte shkaktuar nga mungesa e stuhive.

Ai tha se njerëzit bëjnë “kujdes shtesë për të qëndruar në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, ose nëse duhet të jenë jashtë, të qëndrojnë në hije dhe të vazhdojnë të pijnë lëngje”.

Një banor i Roeburn, Mark Barratt, tha për ABC News se temperaturat janë rritur aq shumë sa ajri i kondicionuar në zyrën e tyre kishte ndaluar së funksionuari.

“Gjërat kanë filluar të ndjejnë stresin, kjo është e sigurt,” tha ai.

Vapa rekord vjen vetëm disa ditë pasi një raport nga sistemi satelitor i BE-së konfirmoi se shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara.

Valët e të nxehtit po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2°C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!