Edhe pse gjatë orëve të pasditës kishte lokalisht stuhi, sidomos në Prishtinë, Gjilani regjistroi temperaturën më të lartë për këtë vit, duke arritur deri në 33.6°C në orën 16:00.
Edhe në ditët vijuese priten temperatura të larta dhe mund të presim rekorde të reja në shkallë vendi, megjithatë në zona të caktuara do të ketë paqëndrueshmëri të motit gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. /MeteoKosova/