Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ku nga mesdita dhe në orët vijuese pritet vranësirat të marrin karakter dhe të gjenerojnë në zona të caktuara rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa të pakta rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër, e sidomos përreth zonave malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft fuqishme, me shpejtësi 20-60 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. /MeteoKosova/