BallinaKosovë

Ashtu siç paralajmëruam të parët, stuhi shiu e breshëri përfshiu vendin, Prishtina nën ujë

Ashtu siç po paralajmërojmë gjithmonë të parët, dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të ditës, e cila vonë pasdite u karakterizua me zhvillime të vranësirave, të cilat lokalisht gjeneruan edhe rrebeshe lokale shiu, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat arriten mbi 30°C, e specifikisht sipas stacionit personal meteorologjik në Gjilan, arriti deri në 34°C.

Nga këto kushte, më së keqti e pësoi Prishtina, ku si pasojë e reshjeve të shumta u shkaktuan edhe vërshime, duke shndërruar në “lum” pjesë të Prishtinës.

Të Premten parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta dhe mjaft i nxehtë, përderisa gjatë pasditës priten rrebeshe të izoluara e shkarkesa të pakta rrufesh, kryesisht përreth zonave malore.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme, ku temperaturat e larta do të vazhdojnë, gjersa të Shtunën termometri mund të regjistroj temperaturën deri në 36-37°C në Rrafshin e Dukagjinit.

Më poshtë i gjeni disa nga pamjet që karakterizuan Prishtinën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!