BallinaKosovë

Pas Shqipërisë, shtrëngatat pushtojnë pjesë të Kosovës, më e keqja po vjen

Me ardhjen e ciklonit të fuqishëm dhe të masave të ftohta, kanë krijuar shtrëngata të fuqishme që kanë përfshirë pothuajse gjithë Shqipërinë, Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë, ndërsa ato janë futur tashmë edhe në Kosovë, të cilat kanë përfshirë pjesën jugperëndimore, jugore dhe atë juglindore.

Ndonëse shkarkesat elektrike do të dobësohen, megjithatë reshjet do të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës, duke lëvizur shumë ngadalë apo do të mbesin pothuajse të bllokuara në gjysmën jugore, për shkak të ciklonit i cili gjendet në Shqipëri.

Shkarkesat elektrike të fundit të regjistruara në orën 18:35

Pjesa më problematike mbetet ajo jugore, jugperëndimore dhe juglindore, ku për shkak të reshjeve të fuqishme dhe të vazhdueshme, pritet të shkaktojnë vërshime.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës si dhe ditën e Shtunë, duke rrezikuar gjendjen edhe më tepër për vërshime, sidomos në ato zona që janë të prirura. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike.

Po ashtu, do të ketë kohë pas kohe erëra të fuqishme nga kuadrati i veriut, me shpejtësi 20-60 km/h!

Në aspektin termik, temperaturat kanë pësuar ulje në gjithë vendin tashmë, duke zbritur nën vlerat 20°C.

Gjatë ditës së Shtunë, minimalet do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MeteoKosova/

LEXO EDHE: Vini Re! Vërshime të Premten e të Shtunën në Kosovë dhe jo vetëm (Harta)

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!