BallinaKosovë

Parashikimi i motit, si do të nisë java e parë e Gushtit?

Java e parë e Gushtit do të karakterizohet me diell dhe vranësira kalimtare, më të pranishme gjatë orëve të pasditës.

Po ashtu, masat më të freskëta ajrore që kanë depërtuar të Dielën, do të vazhdojnë të mbesin të pranishme deri të Mërkurën, kur edhe mund të ketë reshje të pakta lokale në po atë ditë, kryesisht përreth zonave malore.

Mëngjeset do të jenë të freskëta ndërsa ditët e nxehta, por jo me temperatura aq të larta në krahasim me vlerat e javës së kaluar.

Nga dita e Enjte pritet të depërtojnë masa më të nxehta ajrore, duke sjellur ngritje të temperaturave.

Sa i përket fundjavës, veçanërisht të Dielën mund të ketë destabilizim të motit, me ç’rast priten rrebeshe lokale shiu e shkarkime rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 35°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!