BallinaKuriozitete

Deti Mesdhe bëhet jashtëzakonisht i ngrohtë, rrezik potencial për ciklone të fuqishme në vjeshtë dhe dimër

Sa i madh është rreziku i motit ekstrem këtë vjeshtë nga “vala e të nxehtit detar” në Mesdheun Qëndror dhe veçanërisht në atë Perëndimor?

Që nga fillimi i verës, era lokale Mistrale (e cila zakonisht mbart ajër të freskët dhe frynë nga Franca jugore në Gjirin e Luanit në Mesdheun verior) ka qenë e rrallë, ndërsa kushtet e presionit të lartë (anticiklonet) mbizotëronin me mot shumë të ngrohtë në pellgun e Mesdheut Perëndimor.

Kjo rezultoi në rritjen e temperaturave të sipërfaqes së detit atje në Korrik në nivele të jashtëzakonshme. Të Dielën e kaluar, një vozë mbi ujë në Korsikë regjistroi një temperaturë maksimale prej 30.7°C.

Disa vite më parë ishim të shqetësuar se temperaturat sipërfaqësore në Mesdhe mund të arrinin 27°C, një nga kushtet për zhvillimin e stuhive të forta të vjeshtës dhe dimrit, siç janë ciklonet tropikale mesdhetare.

Vitet e fundit, këto ciklone mesdhetare janë shfaqur më shpesh (Mesdheun Qendror dhe Lindor). Sot temperatura e sipërfaqes së detit është edhe disa gradë më e lartë! Përderisa Deti Mesdhe është shumë i ngrohtë, është një rrezik për vendet fqinje.

Sasia e lagështisë dhe energjisë që mund të kanalizohet në formën e reve veçanërisht të shiut është e madhe. Por “vetëm kjo forcë nuk mjafton”. Niveli përmbledhës (shpërndarja e zonave me presion të ulët dhe të lartë në të gjithë Evropën) do të luajë një rol të rëndësishëm, për të cilat mbetet t’i shohim! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!