Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës në zona të caktuara pritet lokalisht të ketë reshje të pakta lokale shiu, me mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat e thella malore reshje të pakta bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-30 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. /MeteoKosova/