Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira në orët e mëngjesit dhe me acar të madh, ndërsa në orët vijuese pritet shtim i vranësirave. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-30 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të luhaten prej -7 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/