
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 9-30 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MeteoKosova/