BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Premten, 16.12.2022

Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu. Po ashtu, pritet fuqizim i masave të ngrohta ajrore.

Në ndërkohë, gjatë orëve të mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve, kryesisht të përqëndruara në përëndim të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-58 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale të cilat do të luhaten prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!