
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. Gjatë orëve të pasdites do të pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova/