BallinaKosovë

Moti merr kthesën drastike/ Vendi pushtohet nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta në fundjavë

Në orët vijuese si dhe në mbrëmje, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, ku edhe pritet temperaturat të pësojnë ulje.

Reshjet parashihet të jenë më të përqëndruara në zonën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore, pjesërisht qëndrore, veriore dhe atë verilindore.

Nga dita e Shtunë, do të depërtojnë masa të ftohta dhe të lagështa ajrore, ku priten vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku përpos reshjeve të pakta lokale në pjesën e parë të ditës, menjëherë pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër në zona të caktuara. Reshjet pritet të jenë më të shtrira.

Temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të theksueshme, në pjesën dërrmuese të vendit do të jenë pranë vlerës 20°C.

Edhe të Dielën parashihen kushte pothuajse të ngjashme, me rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Nga java e ardhshme priten intervale më të gjata me diell dhe ndonjë reshje afatshkurtër shiu në zona të caktuara, përderisa temperaturat do të shënojnë ngritje, sidomos nga dita e Enjte mund të presim një valë të fuqishme të nxehtësisë, e cila në fundjavë, konkretisht të Dielën, do të pasohet sërish nga ato të ftohta, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!