BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të premten, 01.12.2023

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë drejt perëndimit të vendit, ku mund të ketë reshje të pakta lokale, përfshirë edhe zonën jugperëndimore, veriperëndimore dhe veriore.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!