Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar në orët e mëngjesit. Gjatë orëve të pasditës e deri në mbrëmje, pritet gradualisht të depërtojë fronti i ftohtë, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi në pjesën më të madhe të ditës, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 80 km/h! Pas kalimit të frontit, era do të zhvendohet nga drejtimi i veriut dhe do të fillojë të qetësohet. Si pasojë e intensitetit të vazhdueshëm të erës gjatë ditës, parashihet të ketë edhe dëme materiale në zona të caktuara.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 19 deri në 24°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 32°C. /MeteoKosova/