BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Mërkurën, 24.08.2022

Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë reshje të izoluara gjatë ditës, ndërsa vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Si pasojë e reshjeve intensive në lokalitete, priten edhe vërshime të shumta!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!