BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të mërkurën, 15.11.2023

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në orët e para të mëngjesit, më pas në orët e vijuese pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriu, i cili deri vonë pasdite pritet të arrijë edhe në jug të vendit.

Fronti pritet të gjenerojë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebeshe, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, ndërsa me kalimin e frontit pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 20°C.

Pra, do të kemi një kontrast të madh në aspektin termik prej veriut me atë të jugut, me rreth 10°C. Kështu, deri në orët e vona të pasditës fronti pritet të shtrihet deri në jug të vendit, duke sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në atë zona nga vlera rreth 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!