Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku rreth mesditës pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, sidomos vonë pasdite, kur edhe pritet vranësirat të jenë më të zhvilluara.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. /MeteoKosova/