
Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht përreth zonave malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 13-39 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. /MeteoKosova/