BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 09.08.2022

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, më të përqëndruara në zonën perëndimore dhe veriperëndimore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!