Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të freskëta ajrore, të cilat do të fuqizohen ndjeshëm nga dita e Mërkurë.
Nën këto kushte, dita e sotme do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës nuk përjashtohet mundësia të ketë ndonjë reshje të izoluar në ndonjë rajon.
Nga dita e Martë e në fundjavë, pritet gradualisht të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, ku priten kthjellime dhe vranësira të ndryshueshme, duke gjeneruar kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu shkarkesa rrufesh, breshër dhe në momente të caktuara edhe erëra mjaft të fuqishme.
Pra, kohë pas kohe do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.
Sa i përket fundjavës, priten të depërtojnë masa edhe më të ftohta, duke sjellur intensfikim të reshjeve dhe ulje të mëtejshme të temperaturave.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-65 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 34°C. Vlerat më të larta do të regjistrohen të Hënën, ndërsa nga dita e Martë do të pësojnë ulje, më e ndjeshme nga dita e Mërkurë.
Për më shumë detaje, ndiqni parashikimet tona ditore. /MeteoKosova/