Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës, kryesisht përreth zonave malore, pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar, duke mos përjashtuar edhe ndonjë zonë të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 12-31 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C. /MeteoKosova/