BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 30.08.2022 

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Lëvizja e këtyre stuhive do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellur edhe vërshime!

Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet te jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!