
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore, e veçanërisht vonë në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 9-23 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej -7 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C. /MeteoKosova/