BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Enjten, 27.07.2023

Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes. Në momente të caktuara reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira por jo e nxehtë. Do të jetë dita më e këndshme e javës pas vapës ekstreme që ka pushtuar vendin tash e dy javë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!