BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Enjten, 19.01.2023

Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në orët e para të mëngjesit pritet depërtimi i sistemit frontal me lëvizje perëndim-lindje, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, lokalisht të vazhdueshme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike në zona të veçanta.

Sistemi do të jetë me lëvizje të ngadalshme, me ç’rast priten vërshime lokale! Duke lëvizur drejt lindjes, do të filloj gradualisht t’i humbasë vetitë e tij.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-80 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!