BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Mërkurën, 18.01.2023

Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, përderisa reshjet lokalisht do të vazhdojnë të mbesin të pranishme, kohë pas kohe në formë të rrebesheve.

Reshjet më të përqëndruara priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën perëndimore. Lokalisht mund të ketë edhe shkarkesa elektrike.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme në perëndim të vendit, rrezikohet të ketë vërshime.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-80 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!