BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Premten, 20.01.2023

Për të Premten parashikohet të ketë reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e mëngjesit pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme në shkallë vendi.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, gjendja nga vërshimet do të përkeqësohet!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 21-47 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!